Një burrë u arrestua pasi hapi derën emergjente të një aeroplani të Asiana Airlines ndërsa po ateronte në Korenë e Jugut.
Të gjithë 194 pasagjerët i mbijetuan fluturimit, i cili u ul i sigurt por me derën ende të hapur në Aeroportin Daegu të premten.
Disa pasagjerë përjetuan probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan në spital, raportoi BBC.
30-vjeçari u arrestua menjëherë pas aterrimit të aeroplanit.
Një video që u shpërnda nga një pasagjer tregonte hapësirën në njërën anë të aeroplanit dhe erërat që godisnin disa radhë ulësesh me pasagjerë.