Turqia pret verdiktin e qytetarëve për presidentin e ri, Erdogan shpërndan para për fëmijët në shkollën ku votoi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka përsëritur sot të njëjtin veprim që ka bërë më herët pas tërmetit katastrofik dhe gjithashtu në takimet e tjera që ka pasur me qytetarët gjatë fushatës zgjedhore.

Pasi votoi në shkollën në Stamboll ku kishte emrin në qendrën e votimit, Erdogan nisi të shpërndante para për fëmijët e pranishëm të cilët brohorisnin emrin e tij.