Gazetari Israel Stephan, nga gazeta zvicerane Tages-Anzeiger, e ka vënë në siklet zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stano, kur e ka pyetur se përse po thoni se dënoni të dyja palët për çfarë po ndodhë në Veri, kur dhuna u shkaktua vetëm nga njëra palë.
“Ndoshta ju keni parë dhunë nga të dyja palët, por unë pash vetëm njërën palë të shkaktonte dhunë, a mund ta sqarosh qëndrimin tuaj”, i tha Stephan Stanos.
Gazetari gjithashtu ka folur edhe për cicërimën në Twittër të Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili po ashtu dënojë veprimet nga të dyja anët.
“Borrell është përfaqësues politik, prandaj puna e Borrell-it nuk është të flas për incidente operacionale dhe të tregojë kush është përgjegjës për rrahjet, apo përplasjet, roli i tij është që ta bëjë të qartë në kuadër të rolit të tij si ndërmjetësues se ai bën gjithçka në mënyrë që ta de-eskaloi situatën”, tha Stano duke provuar të arsyetohet për gjuhën e tij dhe shefit të tij.
“Prandaj ai fton të gjithë aktorët që të de-eskalojnë, që ta qetësojnë situatën, kjo është arsyeja përse ai angazhohet në nivelin më të lartë me të dy liderët, sepse tani çfarë po shohim nuk erdhi nga asgjëja, kjo është pasojë e një situate që është prej kohësh kështu”, pohoi Stano.
Gazetari pyeti gjithashtu Stano-n se a është e udhës të konstatohet se dialogu në Bruksel tashmë ka vdekur, meqë situata në terren ka shpërthyer.
“Kjo situatë nuk është zgjidhur akoma, nuk ka përfunduar akoma, por ne bëjmë më të mirën tonë për të goditur rrënjët e problemit dhe jo incidente specifike”, deklaroi Stano, duke shtuar se “dialogu jo që nuk është i vdekur, por tash jemi më aktivë se më parë”.
Israel Stephan
Sa për përgjegjësinë e asaj që ndodhi, ai tha se “dy anët kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë”.
Për Borrell-in tregoi se “ka qenë në kontakt me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe do të dal me një njoftim për media gjatë ditës”.
“Fuqishëm i dënuam këto incidente në Veri dhe thirrëm për de-eskalim. Këtë po bën BE-ja, Borrell ka folur me Kurtin dhe Vuçiç-in, prandaj nuk do shkojmë këtu me detaje sepse do të lëshohet një komunikatë gjatë ditës nga Borrell”, tha Stano.