Flamuri provokues për të cilin të mërkurën FIFA e gjobiti Federatën e Futbollit të Serbisë, po shfaqet në arena të ndryshme sportive.
Bëhet fjalë për flamurin e Serbisë të vizatuar mbi hartën e Kosovës dhe me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim” në gjuhën serbe.
Ky flamur provokues e ëndërrimtar i serbëve fundjavën e kaluar është shfaqur edhe në ndeshjen evropiane të hendbollit të luajtur në Slloveni. U takuan skuadra sllovene Gorenje Velenje dhe Partizani i Beogradit. Fitore të thellë shënoi skuadra sllovene, kurse flamuri i dënueshëm ka qëndruar në një kënd të palestrës.
Po ashtu është shfaqur nga huliganët serbë, që kanë përkrahur Partizanin nga palestra. Ky flamur ishte shfaqur edhe në zhveshtoren e Serbisë para ndeshjes me Brazilin në Botërorin në Katar. Dhe FIFA ka gjobitur federatën serbe për këtë me 20 mijë franga zvicerane.
Federata e Hendbollit e Kosovës pritet të reagoi zyrtarisht në Federatën Evropiane të Hendbollit për shfaqjen e flamurit provokues në Slloveni. Për FHK-në është e papranueshme që flamuri pos që është shfaqur