Gruaja e Saimir Tahirit është e sëmurë: Kur e kapin krizat e ka të pamundur t’u shërbejë fëmijëve

Një grup ekspertësh konkluduan në akt ekspertimin e tyre se bashkëshortja e Saimir Tahirit, Fatlinda Tahiri është në pamundësi për t’u kujdesur për dy fëmijët e mitur të çiftit.

Pikërisht ky konkluzion i ekspertëve bindi Gjykatën e Elbasanit që këtë të premte të vendoste lirimin nga qelia të ish-ministrit, i cili pjesën e mbetur të dënimit do ta vuajë në shtëpi.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia sqaroi në një reagim se “bashkëshortja e Saimir Tahirit vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat, sëmundje e cila është arritur dhe me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, të jetë në pamundësi për t’u shërbyer fëmijëve.”

Mbetet e paqartë nga çfarë sëmundje vuan bashkëshortja e ish-Ministrit. Megjithatë kjo nuk ishte e vetmja arsye që bindi gjykatën. Siç raportoi avokati, ai plotësonte të pesta kushtet e nevojshme për të përfituar nga gjykimi alternativ.

Sipas vendimit, Tahiri do të qëndrojë në banesën e tij në Tiranë, nga e cila mund të largohet për nevoja të domosdoshme familjare (Lexo më shumë)./tvklan.al