Ushtarët e Vladimir Putinit po praktikojnë metodat më brutale të torturimit të burgosurve të luftës në Ukrainë, të cilëve ua kanë prerë organet gjenitale me thikë në kampet e torturimit në Rusi.
Dy të mbijetuar të moshës 25 dhe 28-vjeç që ishin në burgjet e Rusisë për tre muaj, kanë folur për përvojën e tyre të hidhur ne ato që ata i quajnë kampe torturimi duke i krahasuar me diçka më të keqe sesa ferri, transmeton Telegrafi.
Dy ushtarët ukrainas që u rikthyen në vendlindje si pjesë e programit të shkëmbimit të burgosurve, dhe që më pas u intervistuan nga psikologia Anzhelika Yatsenko, 41-vjeçe, që ndihmon të rinjtë të ballafaqohen me traumat, kanë rrëfyer në detaje jetën në ato burgje të Rusisë.
Fillimisht për muaj të tërë nuk kanë mundur të tregojnë se çfarë u ka ndodhur, duke pyetur vazhdimisht se nëse diku ekziston ferri, atëherë sigurisht se vendi ku kanë qëndruar është vet ferri.
Ata i treguan Yatsenkos se çfarë u kishte ndodhur, ndërsa ajo kishte shkuar në tualet dhe kishte qëndruar për disa minuta e mbyllur, duke mos mundur të ndalë lotët.
Ushtarët ukrainas i kishin treguar sesi ushtarët e dehur rusë ua prisnin organet gjenitale të burgosurve, duke përdorur thika nga më të ndryshmet.
Njëri nga viktimat i tha se nuk e dinte sesi ishin akoma gjallë, për faktin se kishte shumë gjakderdhje. Madje gjatë këtij akti, ushtarët rusë u thoshin se këtë po ua bëjnë me qëllim që të mos mund të kenë fëmijë.