Shqiptaro –australiania, Eva Buzo prej mëngjesit të së enjtes vijon sfidën e saj për të mbërritur nga Otranto në brigjet e Vlorës me not.
Gazetari Elton Nika raporton për ABC News se Buzo vijon të notojë nën shoqërinë e ekipit të saj por që asaj nuk i lejohet të prekë mjetin e shoqëruesve të saj.
Përmes videove shihet momenti kur ajo merr ushqim por pa e prekur mjetin lundrues.
Eva ka vijuar pa ndërprerje notin edhe gjatë orëve të natës dhe pritet që në orët e mbrëmjes të mbërrijë në brigjet e Vlorës.