U nis me not nga Italia, por ndërpreu sfidën pas problemeve shëndetësore, avokatja Eva Buzo përfundon në spital

Avokatja shqiptare që jeton në Australi Eva Buzo është shtruar në spitalin e Vlorës për shkak të problemeve shëndetësore që e detyruan të ndërpresë sfidën e nisur prej mëngjesit të djeshëm.

Ajo është vendosur në terapi intensive menjëherë, teksa sipas mjekëve ka hipotermi për shkak të qëndrimit në ujë.

U nis me not nga Italia, por ndërpreu sfidën pas problemeve

Avokatja u nis mëngjesin e djeshëm nga Otranto, Itali për të mbërritur me not në Vlorë, por pas rreth 27 orësh në det u detyrua të ndërpresë sfidën 10 milje nga Karaburuni.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.