Nikolas dhe Sandrina jetojnë në Montpellier në Francë dhe 1 vit më parë celebruan dashurinë e tyre në martesë, ndërsa muajin e mjaltit vendosen që ta bënin në Shqipëri.
“Jemi këtu për të festuar muajin e mjaltit. Pamë shumë foto të natyrës dhe të vendeve në Shqipëri dhe vendosëm të vinim këtu. Vendosëm të vinim me patjetër këtu”, tha Nicolas.
Ata thonë se Shqipërinë e njohën në instagram nga fotot e shpërndara dhe vendosën të vinin, ndërsa shtuan se më parë kishin dëgjuar për mafien shqiptare.
“Me thënë të drejtën më parë kishim dëgjuar vetëm për mafian Shqiptare në Francë që ishte shumë e rrezikshme. Ajo që zbuluam këtu është diçka krejt tjetër.
Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe të këndshëm. Nuk asnjë lidhje me atë që dëgjuam në fillim”, tha Nikolas. Sandrina ka edhe një dëshirë që kërkon të realizojë në Shqipëri.
“Ideja për të ardhur për të kaluar muajin mjaltit këtu ishte fantastike.
Kam shumë dëshirë të provoj udhëtimin me tren që e kam parë në një reportazh dhe është shumë ndryshe nga këtu.
Kam parë shumë vende të tjera dhe duhet të them se mu duk si diçka autentike pasi kulturën dhe turizmin masiv e kemi të ngjashëm.
Më pëlqen shumë ushqimi këtu dhe disa gjëra janë ndryshe nga tek ne. Më pëlqejnë qoftet, djathi dhe shumë gjëra të tjera”, tha Sandrina. Shqipëria tashmë zë një vend të rëndësishëm në jetën e tyre dhe premtojnë se do të kthehen sërish, edhe me vajzën e tyre që është 4 vjeçe.