Banesa e Libohovitëve do të shndërrohet në muzeun “Besa”

Pesë studio ndërkombëtare kanë paraqitur projektet e tyre për të shndërruar banesën e Libohovitëve të vendosur ngjitur me muret e kalasë së Tiranës në muzeun “Besa”.

Në konkurs u paraqitën ide për transformimin e ambienteve të jashtme por dhe të brendshme të godinës së ndërtuar në vitin 1840 do të mbartë tashmë jo vetëm historinë e një prej familjeve me të mëdha e të dëgjuara në vend por edhe zhvillimet në shqipëri

Në këto ambiente do të prezantohet kontributi i vendit tonë për të mbrojtur hebrenjtë në vitet e luftës së dytë botërore por edhe ngjarje nga periudha e viteve 1944 dhe deri në rrëzimin e diktaturës.

Dhomat do të shërbejnë jo vetëm për historinë, por edhe si salla leximi.

Ndërsa nga prezantimet ndërthuret projekti origjinal i godinës me modernen.

Pas 5 orë dëgjim, juria vendosi dhe fituesin që do të nisë zbatimin e transformimit  të një prej ndërtesave ikonë në Tiranë.