Holandezi Wout Weghrost i cili shënoi dy gola për ekipin e tij në përballjen ndaj Argjentinës, tregon për incidentin në fund të takimit me Lionel Messin.
Sulmuesi i portokallinjve tregon se gjatë konferencës për shtyp shkoi për të uruar argjentinasin për fitoren dhe shprehet se nuk e kuptoi reagimin e tij, duke e cilësuar të pahijshëm.
Messi u kap nga kamerat teksa lëshonte fjalë të ashpra ndaj holandezit duke i thënë: “Çfarë po shikon, budalla? Çfarë po shikon, budalla? Shko, shko…”.
“Thjesht prisja t’i shtrëngoja dorën. Sjellja e tij nuk ishte respektuese. Jam shumë i zhgënjyer, nuk kuptoj shumë spanjisht, por jam i sigurt se ai tha diçka shumë të keqe për mua”, deklaroi Weghrost.