Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar ndalimin e djalit të tij, Danilo Vuçiq, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kur Policia e Kosovës e detyroi që ta largonte bluzën me mesazhe provokuese.
“Ata donin ta poshtëronin dhe i thanë se kishte pesë minuta kohë për të hequr bluzën. U dëshmuam në format video se e ndaluan tre herë. Nuk ia hoqën bluzën, se nuk i lejonte. Do të kishte pasur konflikt të rëndë nëse do ta kishin detyruar të hiqte bluzën”, ka thënë Vuçiq për të birin e tij.
“Nuk do të dorëzojë këmishën që thoshte se “Dorëzimi nuk është opsion” dhe as flamurin serb sa të jetë gjallë. Është vendimi i tij, ai shkon atje nga viti 2011, çdo Vidovdan. Dikush thotë se vizita e tij ishte provokim – ai ka shkuar atje që 13 vite. Ai nuk ofendoi dhe nuk provokoi askënd. Ai vesh bluza të ngjashme çdo vit”, theksoi ai.
“Unë iu luta të mos shkonte, por ai donte. E kanë ndjekur gjatë gjithë kohës nga kufiri. Kemi dokumentacion video dhe foto për çdo gjë, i kanë bërë foto me secilin që i ka shtrënguar dorën”, ka thënë Vuçiqi.