Forcat ukrainase raportohet se kanë vazhduar me operacionet e kundërofensivës në 6 sektorë të të dy fronteve edhe gjatë fundjavës dhe kanë përparuar ca. Por beteja është e egër nëpër llogoret e fortifikimet ruse të ndërtuara paraprakisht, transmeton Gazeta Metro.
Ministria ruse e mbrojtjes dhe burime të tjera ruse kanë pretenduar se forcat ukrainase kanë kryer operacione ofensive në drejtimin e Lyman, zonën e Bakhmut, në frontin Avdiivka-Donetsk, qarkun perëndimor të Donetsk, në qarkun e Zaporizhia/Donetsk dhe në perëndim të qarkut Zaporizhia raporton organizata hulumtuese britanike Institute for the Study of War.
Me 2 korrik zëdhënësi i forcave grupit lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, kolonel Serhiy Cherevaty raportoi me 2 korrik që po përparojnë në krahët përreth Bakhmut pa i specifikuar.
Një bloger rus pretendoi se forcat ukrainase kanë arritur në jugperëndim të Klishchiivka, rreth 7 kilometra nga Bakhmut.
Sipas pamjeve të 1 korrikut ka indikacione se forcat ukrainase kanë depërtuar në verilindje të Volodymyrivka, 12 kilometra në juglindje të Vuhledar në qarkun e Donetsk.
Burime ruse kanë pretenduar se forcat ukrainase vazhdojnë operacionet ofensive në jug dhe jugperëndim të qarkut perëndimor ukrainas Zaporizhia.
Zëvendës i guvernatorit okupator rus të Zaporizhia, Vladimir Rogov, pretendoi se forcat ukrainase përparuan drejt pozicioneve të fortifikuara afër Robotyne, 12 ki;lometra në jug Orikhiv, ku po vazhdon betejë e egër nga afërsia në këto llogore