Vritet në Donbas komandanti i njohur çeçen “Big”, mik i Ramzan Kadyrov

Një komandant rus që luftoi kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës është vrarë në aksionin e ndërmarrë nga forcat ukrainase në rajonin e Donbasit.

Yevgeny Pisarenko, komandanti i formacionit të armatosur çeçen të njohur si Akhmat, u shpall i vdekur të hënën. Ai mori pseudonimin “Big”, “i madhi” për shkak të sukeseve në fushën e betejës.

“Faleminderit prindërve që rritën një Hero të tillë… njeri i madh me zemër të madhe!”, shkroi në Telegram, Komandanti i njësisë Akhmat, Apta Alaudinov.

Komisari Akhmat Dmitry Kulko reagoi në lidhje me ndarjen nga jeta të Pisarenko, mikut të liderit çeçen.

“Big ishte bashkatdhetari im, ai shërbeu në OMON-in e Stavropolit për shumë vite, mori gradën kolonel. Kur filloi operacioni special, ai doli vullnetar në front për të mbrojtur banorët e Donbass”, tha Kulko.

OMON është një njësi e lëvizshme për qëllime të veçanta brenda Gardës Kombëtare të Rusisë, e cila mori pjesë në betejat ushtarake në Çeçeni që datojnë nga Lufta e Parë Çeçene që u zhvillua midis 1994 dhe 1996.

Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i Çeçenisë, i është zotuar me besnikëri Putinit gjatë gjithë kohëzgjatjes së luftës. Besnikëria e Kadyrov u shfaq përsëri pas tentativës së grushtit të shtetit të Ëagner Group, jo vetëm duke mbrojtur Putinin, por duke u tallur me luftëtarët e Prigozhin në rajonin e Bakhmutit – një vatër lufte për më shumë se një vit.

Kadyrov nuk e ka përmendur Pisarenkon në faqen e tij në Telegram , e cila ndiqet nga mbi 3 milionë persona. Megjithatë, ai lavdëroi Alaudinovin për udhëheqjen e tij dhe për të gjithë personelin e forcave speciale që operojnë aktualisht në zonën e Kreminës dhe Bilohorivka, të dyja në rajonin e Luhanskut.