Pierre Cabanes iu përkushtua historisë së Ilirëve dhe Epirit.
Historiani dhe arkeologu i mirënjohur francez, Pierre Cabanes, figurë absolute e shkencës së Albanologjisë, bibliotekën e tij të pasur me kryetituj shkencor, ia dhuron Shqipërisë. Puna për sjelljen e saj nga Franca në vendin tonë, ka nisur mes dy ambasadave reciproke.
“Është nje bibliotekë shumë e pasur. Do të ishte një ndihmë e madhe goxha e madhe për studiuesit. Literatura e specializuar është si ujët e pakët, janë gjëra të çmuara dhe të rralla që mezi gjenden.”
Kontributi i Cabanes në hulumtimin e historisë së Shqipërisë, është i pashoq. Kështu e quajnë kolegët e tij, madje edhe të guximshëm, pasi puna e tij hulumtuse, për Ilirinë e Jugut dhe Epirin nuk është e lehtë.
“Asnjëherë historia antike nuk duhet të përdoret për qëllimet e sotme. Në këtë pikë, profesori ishte kategorik. Nganjëherë guxonte dhe më shumë.”
Pierre Cabanes, ishte drejtuesi i parë i misionit kërkues franko-shqiptar në Apoloni dhe u nda nga jeta me 13 Qeshor të këtij viti./Klan