Kryeministri Rama është takuar pasditen e sotme me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të turit të tij ballkanik.
Gjatë konferencës së përbashkët në Beograd me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç foli edhe për Kosovën, për të cilën u shpreh se, nuk duhet të pyeten për këtë temë në sy të njëri – tjetrit.
”Mendoj se askush që është normal kërkon të shohë konflikt të çdo lloji. Duke folur për planin e shtensionimin, që foli Rama, i njoh përmendësh. Nga 3 Serbia ka realizuar 2, sepse duhet të veprojë edhe Prishtina. Të tërhiqen kryetarët e komunave dhe më pas të vijojmë. Ne duam paqe. E dimë që si në Tiranë dhe në Prishtinë, mendojnë se Serbia është fajtore.
Duhet të dini se si është situata, sesi janë reagimet në veri. Nuk kam problem të takohem me Albin Kurtin, unë kam folur me të gjithë që nga Thaçi dhe kam kërkuar që të gjej zgjidhje. Më pyesni se kur do të shoh Albin Kurtin, por unë nuk e di as ata që janë më afër tij se kur do ta shohin.
Unë nuk jam aq optimist sesa Edi. Sepse ky di të flasë më mirë se unë me Brukselin. Mos na pyesni mua dhe Edin për Kosovën dhe Metohinë në sytë e njërit-tjetrit”,-tha Kurti.