Gangsterët kanë një mënyrë të re për të shmangur kapjen, ‘të bëhesh turk’

Të arratisurit më të kërkuar në Evropë po i shmangen gjithnjë e më shumë kapjes duke u bërë shtetas turq, ka thënë policia për Vice World News.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë të shqetësuar se kriminelët e lidhur me trafikun në shkallë të gjerë të drogës po shfrytëzojnë politikën e Turqisë për dhënien e shtetësisë për investitorët, duke përfituar gjithashtu nga fakti se vendi po refuzon të ekstradojë qytetarët e tij të sapoformuar.

Rawa Majid, i njohur si “Dhelpra kurde”, një trafikant droge irakian-kurd dhe i dyshuar për krime të mëdha në Suedi, banon në Turqi pas blerjes së shtetësisë në vitin 2020 përmes të ashtuquajturës “Pasaporta e Artë”, e cila ofron shtetësi në këmbim të 400,000 dollarë (rreth 320,000 £) në investim.

Pavarësisht urdhërarresteve nga Interpoli dhe Suedia, ku ai është një nga kriminelët më të kërkuar të vendit, Turqia refuzon të arrestojë apo ekstradojë Majid për shkak të kësaj shtetësie.