Publikohet libri “Barbaritë greke në Shqipëri të Jugut” – në vitet 1913 – ’14, të shkruar Kosta Papa Tomorri, i cili ka qenë prift ortodoks shqiptar, me origjinë nga Leusa e Përmetit.
Si dëshmitar i masakrave greke gjatë Luftës së Parë Ballkanike, ai shkroi të libër, apo më saktë një vëllimth, duke ia kushtuar Mehmet bej Konicës dhe u botua më 1917-ën. Prifti Kosta Papa Tomorri, ishte një dëshmitar i kohës së sulmeve dhe barbarive greke të viteve 1913-1914, që i përjetoi ngjarjet tragjike mbi popullsinë shqiptare të pambrojtur në Jug të vendit, të cilat më pas i përshkroi në atë libër.
Dëshmitë e tij janë tronditëse, edhe për faktin se ai ishte një vëzhgues i saktë i atyre ngjarjeve dhe në kronikat e tij, ndriçon shumë ndodhi dhe ngjarje që hedhin dritë mbi barbarizmat e pushtuesve grekë. Ai libër është një ekzemplar i veçantë, ndoshta i vetëm, që iu kushtohet atyre ngjarjeve, nga një dëshmitar okular.
Libri i Kosta Papa Tomorrit, përshkruan ngjarje rrëqethëse, dhe dëshmon me hollësi, historinë tragjike të banorëve të atyre anëve, ku shërbeu autori në ato vite. Libri është një akuzë që u bëhet nga një prift dhe duke shfletuar fletët e tij, shikojmë se në mes të tjerash, ai shprehet: “Shqiptarë! Juve djemtë tanë, brez pas brezi, kur të zini në gojë fjalën grek, mos harroni therjet, djegiet dhe çnderimet”! Këtë porosi e jep prifti, Kosta Papa Tomorri.
BARBARITË GREKE NË SHQIPËRI
Prej
COSTA P. TOMORI LEUSA
JOURNAL PRESS
FRAMINGHAM, MASS
1917
KUSHTON 35 C
DELEGATIT TË SHQIPTARËVE T’AMERIKËS MEHMET BE KONITZA QË PËRPIQET T’A SHPËTOJNË SHQIPËRINË NGA MJERIME TË NESËRME SI ATO TË KËSAJ LIBRE
KËTË VEPËR JA DEDIKONJ NJË USHTAR I TIJ
Një shkrepëtihmë, pastaj natë,
O e bukur Fluturakë.
Të hënën pas urdhrit Veqilit gjithë kryengritësit u mblodh në Mitropoli. Policia i regjistroj të gjithë me radhë në protokoll si mbaroj se regjistruari, dolli Veqili qindroj në mes të kryengritësve dhe u thotë; zer’i atdheut (I mitir Ellas), u thiri dhe ju s’vonuat në thirjen e saj, po rrëmbyhet armët dhe u mblothtë rreth flamurit.
Po u kishillonj që të mos dëshpëroji se s’jemi vetëm, nënën tonë Elladhën e kemi në kra të djathtë, dua të jinni trima të pa trëmbur, dhe të mproni atdhenë nga çdo rrëzik që t’i vinjë, që sot e tutje, të jinni të bindur në oficerët tuaj, të cilët do të na vinë sot.
Pas këtyre fjalëve ju thotë: “Tani pregatituni të dalim jashtë qytetit, të presim vullnetarët duhet t’i nderojmë se këta po bëhen thërirë për vendin tonë”. U radhosnë të gjithë dhe duall jashtë nëpër rrugat e këndonin këngë gërqisht; si duall jashtë qytetit, qindruan dhe ndënjën gjër sa të vinin vullnetarët.
Pas një orë aritnë vulnetarët. Kur u afruan afër u ndreqnë të gjithë me radhë, pas urdhrit Veqilit dhe zunë të këndonin marshin e Elladhës. Si mbaruan marshin, Mihallaq Kriqe thiri (Zito ta palikaria t’u paneliniu), pastaj mori fjalën Veqili ku ju tha mirëseardhjen. Pas fjalës Veqilit, mori fjalën Kocifaqi, oficeri grek që ardhi me vullnetarët, i cili tha që mos u trempni, se nuku do t’u lemë të vuani, do të derdhim dhe pikën e gjakut të fundit dhe nuku do t’u lëmë të bini ndër duart të barbarëve! Duartrokitje buxhitnë, me fjalët; rroftë Mbreti ynë Kostandini.
U gëzuat or kafshë që ju ardhë vëllezërit për ndihmë, se këta u shkretuan shtëpitë tuaj, këta u ç’nderuan gratë, këta ju therë fëmijën tuaj, këta ju bënë të gjithë të ligat që janë në botë. Besoni që tani do të jinni penduar, po është vonë!
Këtu do t’u them cilët qenë këta vullnetarë. Oficeri Grek, Jani Koçifaqi nga Narta, Psaroj, një katil nga viset e tjera të Greqisë. Oficerët të mveshur me petkat e Qeverisë, vetëm nga shapka kishin hequr koronën, petkat e ushtarëve qenë gjithë të qeverisë dhe në kokë, kishin lidhur nga një shami të zezë. U radhosnë të gjithë dhe u nisnë për në Mitropoli. Policia u përkujdes për vend, që të çlodheshin vullnetarët, i përndau të gjithë nëpër shtëpira, nga 4 nga 5 ju ndanë dhe të ngrëna. Atë ditë vjen një telegram nga Dhespoti Konicës, ku thoshtej që pritni 1500 shpirt. Këta ardhë në Gjinokastër dhe u përndanë kësisoj.
500 qint Shpirt, Gjiritllinj, vanë në Leskoviq në kryesinë e kapedan Fiorgagaqit, gjithë nga Gjiriti, 500 ardhë në Përmet, nënë kryesin e një prifti katil nga Suli, i quajtur Papa Jani dhe dy kapedanë të tjerë, të quajtur Kollovo nga Eotira dhe Jorgallaqi nga Filipiadha, edhe 900 Shpirt vanë në Gjinokastër, nënë kryesinë e oficerit Grek, Z.Papula, i lindur në Himarë. Në Përtmet na ardhë dhe shumë kapedanë të tjerë, një katil i qujtur Kosta Bëcori, për këtë katil guverna Greke jeptej 15.000 franga, atij që t’i shpinte kokën e tij; Kapedan Niko nga Suli, Kapedan Aristidhi nga Janina, na u mblodhë në Shqipëri, të gjithë Katilët e Greqisë, që të shpëtonin Kafshët…!
Topat e guvernës Greke, e kishin qendrën në Këlcyrë, nënë kryesin e Papa Georgjiut, ky zot u muar vesh me guvernën autonome, dhe e lajmëroj që Lipotaktis, me gjithë topa, tjatërën ditë na erdhi me një paradë me gjithë topa. Më të nesërmen, bënë një mbledhje oficerët me gjithë Kapedanët, ku biseduan ku të zinin kufinë Autonome, dhe vendosnë këto kufi.
Qarku i Përmetit, zuri Brezhanin, Kosinën, Mokriçën, Hotovën, Lupçkën, gjer ne ur’e Katiut, Gjinokastra, Delvina dhe Tepelena së bashku, zunë në Kodrë, në Picar dhe bashkohëshin gjër në Himarë. Leskoviku zuri Gërmenjin, Arrëzën, Barmashin dhe bashkoheshin me kryengritësit e Përmetit, në ur’e Katiut.
Të tre topat e Këlcyrës i ndanë kështu, një top në Brezhan nënë komandën e Mavrojndhiut, një në Lupckë, nënë kumandën e Papa Georgiut, dhe një në Kosinë, nënë komandën e Kapedan Tromarës.
Kpedanët u ndanë kësisoj!
Në Brezhan, Kapedan Chuli nga Malëshova. Në Kosinë 4 Kapedanë, kapedanë Papa Jani, Kollovoj, Psaroj dhe Fjorgjolaqi. Në Mokricë; Kapedan Manoli nga Gjiritë, në Hotovë, Kapedan Niko, në Lupckë, Kapedan Bubuna nga Buhali, Kapedan Qiro Chobani. Në Ogren, kapedan Zervua, të gjithë këta katilë, zunë kufi që thamë më sipër.
PABESIA E USHTRISË GREKE
Më fshatin Odrichan, dy orë nga Permeti, qeveria Greke kish lënë 300 ushtarë dhe dy oficerë, për të ruajtur kufinë. Pas vendimit Konferencës Londonit, qeveria Greke u zotua për këto vise, që t’i dorëzontej zyrtarisht në Xhandarmëria Shqiptarë, dhe dorëzoj këto vise, Korçën, Kolonjën, dhe Frashërin, i ardhi radha Odriçanit, lajmëroj pra kumandarin e këtij trupi, që ta dorëzonjë këtë fshat ndër Shqiptarët. Oficeri kur mori këtë lajme, u ngrit e ardhi në Përmet dhe lajmëroj Mitropolinë, për dorëzimin e Odriçanit.
Mitropolia, kur mësoj këtë lajmë, atë çast thirri pleqësinë’e fshatit dhe ju tha vendimin e qeverisë Greke. Pleqësia e pyetnë që ç’të bëjnë. Veqil Mitropoliti, ju thotë që të ngrihi të gjithë me fëmijë dhe të vini këtu në Përmet, se po të rrini, do të vuani nga Shqiptarët, sa për vënt do t’u lëshojmë shtëpira këtu në Përmet.
Kur mësuan këtë lajme, pleqësia u hidhëruan po s’bënin dot ndryshe. Shkuan të hidhruar në fshat, ku lajmëruan fëmijën të gjitha këto. Gra’t e fshatit kur mësuan zun’e ulërinin, se do të linin mallë dhe shtëpitë të shkreta, po të rrinin, kishin frikë nga Mitropolia, se po të rrinin do u thosh që; lini Shqiptarët dhe do të lajmëronte ushtrinë Greke që t’i përvëlojnë, duke mos dashur, lanë shtëpitë dhe mall e, ardhë në Përmet, ku i përndanë nëpër shtëpira.
Si u zbras i tërë fshati, officeri Grek vate dhe u muar vesh me Kapedanë Psaronë, i cili ndodhe në Kosinë, i tha për dorëzimin e Odriçanit, i thotë pra që është një rast i mirë, për të vrarë Xhandarmërinë shqiptare, të vini të zinë pusinë, që do t’u i tregonj unë. Mori Psaronë, më 30 xhandarë dhe i shpie në Qafë të Borockës, përposh që rruga që do të shkonin Shqipëtarët. Si mbaroj këtë, i pabesi oficeri vate në Qafë të Kreshovës, që të këmbenin kartrat me oficerët Shqiptarë. Si i këmbyen, Greku ardhi në Odriçan, mori ushtrinë dhe ardhi në Përmet.
Oficeri Shqipëtar, mori 17 xhandarë dhe i çkujdesur u nis për në Odriçan, kur haritnë në vend të pusisë, të pabesit Grekër ju dhanë një batare dhe i lanë në vënt, pastaj zbritnë përposh, i kërkuan nëpër xhepe, u gjetnë 50 napoleona u muar robat, këpuctë; dhe hodhë kufomat në përrua dhe shkuan prapë në Kosinë.
Kur mësoj qeveria Shqiptare, këtë vrasje me pabesi u protestua të guverna Greke, po guverna Greke ju përgjegj që; s’kam seç të bënj, vendi ka bërë kryengritje kundër jush.
Pastaj qeveria Shqipëtare, dërgoi 50 xhandarmanj të tjerë në Odriçan. Kur vanë në Odriçan, gjetnë fshatin të shkretë vetëm pulat dhe macet kishin mbetur. Oficeri Shqipëtar, si pa fshatin të shkretë, vulosi të gjitha shtëpitë, që të mos trazoheshin plaçkat që kishin lënë Odriçallinjtë, pastaj zunë kufi në Boroçkë dhe në Lipostivan.
MASAKRAT E PARA TË GREKËVE
Një gjysmë ore lark Kosinës, ku qe kufija Autonome, janë dy fshatëra; Paçomiti dhe Kuqari. Ndënjësit qenë mysmymanë. Koto dy fshatëra, me qenë që qenë afër kufisë Autonome, andarët vinin gjithënjë dhe i këshilluan që; po të kuptonin nonjë lëvizje prej shqipëtarëve, t’i lajmëronin andarët, se ndryshe janë të humbur! Egërsirat donin shkak, që t’i prishnin këto fshatëra. Nuku shkoj shumë kohë, po një javë, që treguan barbarit e tyre.
Më 25 të Shkurtit, dit e Henë në mëngjes, andarët hodh ca batare, gjoja panë ca Shqipëtarë që rynë në Pacomit. Pas batarevet, u sulë të gjithë në këto dy fshatëra, dhe mblodhe të gjithë burat, sa qenë dhe i shpunë në Kosinë dhe i mbyll me një katua; u këthyen prapë katilet në këto, fëmija që kishin mbetur në fshat u therë; pastaj u suallnë nëpër shtëpi, për të plaçkitur. Muar bagëtinë, 1500 krerë dhën e dhi, dhe 100 krerë lopë, pastaj u vunë zjarrë shtëpive, i përvëluan, i bënë hi. Si mbaruan këto, katilet u kthyen në Kosinë.
Nxuar burrat që kishin mbyllur dhe i shpunë me një përrua të fshatit, ku i lemerisnë me thika, cave u prenë hundë, veshë, këmbë, duar, të mjerët e dhanë shpirtin më lemeruara që edhe Neroni të qe, nukë do t’i mundontej kësisoj. Numuri i tyre qe 75 vetë, si dhanë shpirtin, i lanë në atë përrua të zbuluar. Korbat dhe qentë, u hengrë mishrat e tyre. Kur bënë këto therje dhe djegje, andarët ushteri e regullshme e Greqisë, gjendej në Këlcyrë dhe në Përmet.
Guverna Greke, kur pa se kryengritësit i zunë barbarite, para se të ikënjë ushtri e rregullshme, dhe po ta lintej akoma, do të dukej faqeza, që qe ajo vetë që i bëntej këto, s’mënoj po urdhëroj ushtrinë, të ikënj nga viset që ja dhanë Shqipërisë. Ushtria sapo mori urdhërin, u ngritnë, ikën nga Këlcyra, nga Leskoviku, nga Tepelena, dhe nga Saranda, kështu pra guverna Greke, i la këto vise, ndër duar të egërsirave, të katilëve, që na i dërgoj vetë.
Më të ikur ushtria e regullshme nga Këlcyra, kryengritësit që qëndeshin në Brezhan, nuku mënuan po u hodhe nga ur’ e Meço Hysos, dhe i vanë Këlcyrës. Si uqërit u sulën nëpër shtëpira dhe cili pati fatin e ndënji, u ther si berri, masakruan, gra, foshnja dhe ca burra. Gumëzhintej gruk’ e Këlcyrës, nga blegërimat dhe nga ulërimat. Pasi mbaruan masakrat, plaçkuan shtëpitë, muar gjën e gjallë që gjetnë, dhe pastaj ju vunë zjare shtëpive; tym dhe flakë shikonjë, si shkretuan Këlcyrën, u sulë këtyre fshatrave që qenë afër Këlcyrës, Katundishte, Beduqas, Fratar dhe Varibop, pun’ e tyre s’qe gjë tjetër, përveç se zjarr dhe hekur!
Një grua nga Fratari, që të shpëtontej jetën e saj, mori foshnjën që kish dhe mori pyllë, një Grek i quajtur Karazha, e pa që po iktej, u sul që ta zintej, i thiri të qindrojë, po gruaja i shtrëngoj këmbët ca më shumë, si pa egërsira që do të dërsinte, pa ta zinte, e kish më kollaj që ta vrinte, i shtyrë me pushkë dhe e plagosi të mjerën grua në këmbë, gruaja, sapo u plagos, ra përdhe me gjithë foshnjën, pas pak minuta, egërsira ariti. E gjora qantej dhe po shtrëngonte foshnjën në krahruar, greku zuri t’i rëmbejnë foshnjën nga duart, gruaja nuk’e lëshoj dhe i lutej egërsirës që në ka niet, të na therç, thermë mua përpara, pastaj foshnjën; aman në ke Perëndi, në beson Krisht, nuku munt ta shoh foshnjën të therur, po egërsira i zgurdulloj sytë dhe nxhori kamën që kullontej gjak. Gruaja sapo pa thikën, i ra zali, Greku i rrëmbeu foshnjën nga duart, gruaja ulëriti, ajy plasi foshnjën përdhe dhe zuri pas zakonit që kanë grekërit ta ç’nderonjë.
Shqipëtarka me gjithë që gjendej në buzën e varrit, kur pa se Greku donte ta ç’nderonjë, për të cilën Shqipëtari e ka me të kartër nga çdo gjë tjatër në botë, i thotë aman vramë më mirë, e mos ma bën këtë, nuku dua të rronj e ç’nderuar, dua të vdes me nder së kur vdes me nder, vdes e gëzuar. E mjerë shqipëtarkë kërkove mëshirë nga të pa mëshirçimit. Greku e turpëroj më pahir dhe të plagosur…!
Si mbaroj dëshirën Greku, gruaja i thotë e mbushe dëshirn, tani një gjë të lutem, të më japç një plumb që të vdes, nuku dua të rronj më në botë, vetëm të lutem fali jetën kësaj foshnjë të pafajshime. Po Greku u jep nga një thikë gruas dhe foshnjës dhe i la në vënt. Kështu mbaroj nisja e tragjikeve. Kryengritësit u mblodhë prapë ndër kufirat e para, ditën tjatër kapedanët e ketyre çetave, ardhë në Përmet ku u pritnë me një nder të math për trimëritë që bënë…! Veqil Dhespoti, ju shtrëngoj dorën dhe ju tha; ju përhironj se me të vërtetë jinni trima dhe me trimërinë tuaj, nderoni (ton Elinismon). Sa për mundës pa fjalë do të jemi, këtë e dimë se Perëndija (tonelinon) bekon armët e Grekërve dhe kështu do të jeni kurdoherë mundës.
Kapedanët, kur panë që sa më shumë katillëke të bënin, aqë më shumë do të nderoheshin, atë mbrëma u lëshuan nëpër myslymanët e qytetit, për të rjepur, ulërima dhe blegërima digjoheshin nga mëhalla e myslymanëve, kërkonin mëshirë, po nga kush? I vanë Baba Xhemalit në Teqe, si e ranë mirë i muar dhe 50 lira, pastaj i vanë Eslam Efendiut dhe i muar dhe 50 lira. Veqil Mitropoliti si një katil dhe gjakpirës, e kish ujdisur me katilin oficer Grek, Kocifaqin dhe i ndanin ato që rëmbenin andarët nëpër myslymanët. Myslymanët vanë në Mitropoli të qaheshin, po në kush të qaheshin? Kur ay qe vetë dora, nga të parët e katilëve.
Po prapë i ngushullontej Mitropolia dhe ju thosh që të mos dëshpërohen, se do të vëmë tërë fuqinë tone, që të mos ngjasë gjësendi këtu e tutje. Po në vënt që t’i pushontej të ligat natën, pastaj zun’ë bëheshin dhe ditën. Më të nesërmet, një katil i quajtur Petro nga Narta, me tre shokë të tjerë, vanë në shtëpi të Sali Beut, një plak i nderçim, si e ropnë mirë ditën më drekë, i dhanë 10 thika dhe e lanë në vent, munte pragu i portës dhe shkuan. Kur mësoj policia këtë, dolli që t’i ndiqtej gjoja, po s’mundi dot t’i zërë. Me pak fjalë, i bënë myslymanët që s’kuxonin të delnin nga dera.
HISTORIMA E NJË SHQIPTARKE
Në fshatin Ogren, ku kish qendrën kapedan Zërvua, kish edhe ndënjës myslyanë. Më këtë fshat, një myslymanë i quajtur Ali, kish një çupë të bukur në vërsë 17 vjet. Katili Grek, i quajtur Zaharaqi, pritej rastin për të ç’ndëruar këtë vajzë. Një ditë mori dy shokë të tij dhe i vate dreq e në shtëpi, me qëllim që të mbarontej dëshirnë e tij, vajza kur pa hyrjen e këtyre katilve, e kuptojë qëllimin e tyre. Nuku mënoj po rendi të dalë jashtë nga një deriçk’e shtëpisë, duke ulëritur, e katilët kur panë që çupa u iku, duall dhe këta që ta ndjekin çupën. Fshati dolli i tërë jashtë dhe shikonin me duar kryq këtë skenë. Në funt të fshatit, është një shkëmb i lartër, edhe përposh shtrihet një lum’ i vogël. Çupa pra arriti dhe ipi në maj të këtij shkëmbi, dhe kur ju afruan Katilët, këthënet nga ata dhe ju thotë; qindroni or barbarë, se shqiptarka vdes dhe nuku ç’nderohet, më mir të vdes me nder, se sa të ronj me turp, mos na pandeni se jemi si gratë tuaja, që se kanë për gjisëndi turpin jemi shqipëtarka, rroftë pra nder’ i shqipërisë, me të mbaruar këtë fjalë u këput nga maj’ e shkëmbit dhe ra përposh.
Kështu pra e mjera çupë, u bë therore për nderin e Shqipërisë. Barbarët kur panë se nuk’ e mbaruan qëllimin, u sulë nëpër shtëpitë’ e myslymanëve të fshatit Kostrec, i cili është shumë afër më Ogrenin, fëmija kur panë së egërsirat u sulë si uqër, i lanë shtëpitë dhe muar pyllë, egërsirat rynë nëpër shtëpirat dhe muar ato plaçka që qenë më të vyera dhe pastaj ju vunë zjarrë dhe i bënë hi. Fëmija arritnë dhe rynë në kufi të Shqipërisë dhe kështu shpëtuan jetën e tyre.
FAT’ I MYSLYMANËVE TË BINDUR, NËNË GUVERNËN AUTONOME
Për këtej kufive Autonomë, mbenë ca fshatëra myslymanë të cilat nuk’ i ndanë dot se ndodheshin në mes të fshatërave të krishtera, të cilat janë këto: Mokrica, Zleusha, Goshnishti, Delvina, Tremishti, Pjetrane, Munushtiri, Rapcka dhe shumë të tjera, Guverna Autonome, ju zotua këtyre fshatërave, që të jenë të bindur në këtë guvernë dhe do mos pësojnë gjisendi, veç këtyre fshatërave myslymanë, janë dhe ca fshatëra të Krështera që kanë dhe ndenjës Myslymanë, të cilat janë këto: Hotova, Kosova, Badëlonji dhe Peshtani. Këta të mjerë myslymanë që u ndodhë ndër këto fshatëra, pësuan ato më të këqiat që janë në botë.
Në Mokricë qe një myslymanë i quajtur Muharrem, ky fatzi qe shumë i pasur, kish një mijë krerë bagëti. Më 2 Mars 1914, Kapedan Psaroj me ca shokë të tij, ngrihet dhe vete në Mokricë, pa si u mblodhë të gjithë bagëtinë që kish fshati, pastaj zun’ e turpëronin cila grua u pëlqentej. Burrat e fshatit i mblodhë më një vënt dhe i shtruan në dru, si mbaruan këto, vanë në shtëpi të Muharremit, ky fatzi kish dy vajza të vogla, të cilat nuku ju duall në sysh këtyre egërsirave, po këta duke kërkuar shtëpinë më në funt i gjetnë të fshehura brenda në musendrë, i zunë prej gërshetave dhe i nxuar jashtë e zunë të dëfrenin, njera qe 12 vjet dhe tjatra 10 vjet.
I mjeri atë, gjynjëzoj përpara egërsirave dhe ju lutej që të mos i’a ç’nderonin çupat, se përveç ç’nderimit janë të vogla. Po ata ju përgjeqnë, s’ka gjisendi se pse janë të vogëla, se neve kemi ardhur për të ndruar farën…! Duam t’ju bëjmë Grekër, siç kini qënë më parë. Muharremi ju thotë me zë të drithtur, mallë ma muart, ju a bëjn hallall, po ju jap dhe 50 lira që më kanë mbetur, më së fundi dhe shpirtin im, po vetëm çupat dua të m’i lironi. Ata i thonë Muharremit, po të na japç 100 lira, munt të t’i lëshojmë. Muharremi ju përgjeq; unë këto kam më vehte, po të më jepni lejen të vete në Përmet, atje gjenj dhe do t’ju jap dhe 50 të tjera. Mirë i thane, nëmna tani të 50 lirat që ke aty dhe merr këtë ushtar dhe çap në Përmet.
Psaroj heq mënjanë katilë që do të nistej dhe i tha mere këtë qen nxire jashtë fshatit, jepi një plumb dhe lëre në nënt, që të hanë qentë. U nis i mjeri Muharrem bashkë me katilë për në Përmet. Nuk u larguan shumë nga fshati, kur harritën më një përua atje, katili i këthen mahuzerë Muharremit në kraruar, i jep një plumb dhe e la në vent, pastaj u këthye prapë në shtëpi të atij.
Në shtëpi gjeti Psaronë me shokët e tjerë që po dëfrenin me të mjerat vajza….! Më të nesërmen e lanë këtë fshat dhe vranë në fshatin tjatër që qe afër në Zleushë dhe këtu punuan ato të Mokricës, u mblodhë bagëtinë, lopët, kafshët dhe i lanë të mjerët duar thatë, të gjithë këtë mall që mbldhë i ndanë në mes tyre, dhe i dërguan nëpër shtëpirat e tyre.
Kur shkonin bagëtija me mijra krerë për në Greqi, vendasit Grekomanë, që i shikonin për së largu dhe mallkonin vehten, që u bënë shkakëtarë që suall këta katilë që u shkretuan vendin, po tani qe von, se këta ju vunë frënë vëndësve dhe i lonin si të donin. Të gjithë këto ju punoheshin Myslymanëve, të cilët rinin më duar kryq, duke pritur mëshirë nga Perëndia.
HIROISMA E NJË ZONJE NGA ZLEUSHA
Më 13 Mars, dy katil Grekër të quajtur Aleko dhe Karaxha nga Narta, vanë në fshatin Zleushë, ku qe një zonjë të cilës kish falur zoti të gjitha të mirat. Nuku kish më shumë se 4 muaj që qe martuar. Një mbrëma tek po rinin rreth vatrës, një trokitje u dëgjua në porta, me vrap dolli i zoti i shtëpisë të shikojnë se kush ishtej. Dolli jashtë dhe pyeti kush qe, po një zë u dëgjua jashtë portës me fjalë; hap dhe mos u trëmp.
ëtoj që s’qenë Shqipëtarë, se Shqipen e flisnin si të belbër, po s’bentej dot ndryshe e hapi derën më të hapur dera rynë katilët dhe ay i mirëpriti. Siç ndënjën pak, ju shtroj për të ngrënë bukë, pas buke i thonë katilët që duam të flemë, dhe ay u shtroj më një odë për të fjetur. Si i bëri gati ju thotë që hazër janë dyshekët për të fjetur, u ngrinë të dy katilët dhe vanë në dhomë dhe i zoti i shtëpisë ju rintej në këmbë, gjer sat ë binin në dyshek. Tek po zunë sikur të zvisheshin, Alekua nxori një litar nga mesi dhe Karaxhaj me vrap e zuri të shoqin e zonjës dhe Alekua po e lithtej. Si e lithnë mire, vanë në dhomën tjatër ku gjendej gruaja, rynë në dhomë dhe e zunë gruan me pahir dhe e suallnë në dhomën ku qe lidhur i shoqi. Atje Alekua i hodhi duart në qafë dhe zuri ta puthtej. Gruaja u përpoq dhe se la ta puthtej./Memorie.al