Nasa zbulon molekula organike në planetin Mars

Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) ka njoftuar sot përmes një konference për media zbulimet e reja të bëra në planetin Mars.

Duket se rrugëtimi për të gjetur gjurmë jete në planetin e kuq është gjithnjë e më pranë.

Dr Michelle Thaller, asistente për komunikimin shkencor në Qendrën e fluturimit hapësinor Goddard të NASA-s, bëri me dije që në fillim se nuk bëhet fjalë për zbulim të jetës.

Megjithatë roveri që ndodhet në planetin Mars që prej vitit 2012 ka arritur të zbulojë disa molekula organike të cilat janë blloqet ndërtuese të jetës.

Nasa thotë se molekulat e metanit të zbuluara në sipërfaqen e një liqeni antik të planetit mund të kenë ardhur nga jeta që ka lulëzuar miliarda vite më parë.

Shpresat ishin të pakta për të zbuluar molekula organike, kjo për shkak se roveri i Nasa, Curiosity mund të gërmojë vetëm 5 centimetra thellë ndërsa sipërfaqja e planetit bombardohet nga rrezatimi diellor.

Sonda që do të dërgohet nga ESA, agjencia europiane, do të jetë në gjendje të gërmojë deri në 2 metra thellë.