Zona e Selanikut është zhytur në pikëllim nga vdekja e papritur e 16-vjeçares që ndërroi jetë në orët e para të së mërkurës në Halkidiki, kur konsumoi ushqim dhe dyshohet se pësoi një goditje alergjike.
Sipas nënës së vajzës fatkeqe, 16-vjeçarja ndodhej në Chanioti të Halkidikit me miqtë e saj me pushime dhe të martën mbrëma kishin dalë për t’u argëtuar, ndërsa në mëngjes herët janë ulur për të ngrënë në një restorant i ushqimit të shpejtë.
“Vajza ime hëngri një hot-dog, por ajo është alergjike ndaj qumështit dhe është gjithmonë e kujdesshme kur ha jashtë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nëse ka pasur bulmet në atë që ka konsumuar”, tha nëna e 16-vjeçares, duke theksuar se vajza është rrëzuar sapo ka ngrënë.
Një nga shoqet e saj që ndodhej me të ka vrapuar menjëherë në dhomën e repartit ku po qëndronin për t’i sjellë ilaçet 16-vjeçares, ndërsa në të njëjtën kohë kanë lajmëruar ambulancën për të shkuar në vendngjarje, por siç ankohet nëna e të miturës, ishte shumë vonë për të mbërritur në 45 minuta.
“Nga provat e para rezulton se vajza ime ka pësuar një goditje alergjike dhe ka ndërruar jetë”, thotë nëna e 16-vjeçares. “Ajo ishte fëmija më e mirë dhe vdiq vetëm 16 vjeçe pa ndihmë. Në Qendrën Shëndetësore kanë tentuar dy herë ta rikthejnë, por nuk ia kanë dalë”, thekson ajo.