Tenisti numër një në botë, Carlos Alcaraz e ka fituar turneun më prestigjioz “Wimbledonin”.
Alcaraz e mposhti tenistin serb, Novak Gjokoviq, në finale, pas më shumë se katër orëve, raporton Klankosova.tv.
Spanjolli fitoi ndaj serbit, me rezultat 3-2, në sete. Seti i parë i takoi Gjokoviqit, teksa ai i dyti, spanjollit.
Edhe në setin e tretë, 20-vjeçari ishte më i mirë duke e fituar me rezultat 6-1.
Ndërkohë në setin e katërt Gjokoviqi u kthye duke e barazuar rezultatin 2-2 në sete.
Seti i fundit i takoi Alcarazit, i cili e fitoi me rezultat 6-4.
Alcaraz, e fiton këtë turne për herë të parë në karrierën që vetëm sa e ka fillua