Ardhja e tij në Kosovë rezulton të jetë ndryshe nga të tjerët. Kjo për shkak se Eshref Gjoci nga Istogu ka vendosur që pas 35 vitesh të rikthehet në vendin e tij për të punuar në fermën e tij.
Ai gjatë qëndrimit të tij në Gjermani thotë se është bërë milioner.
“Po më thonë milioner të gjithë, kam punuar shumë atje, po kam vendosur të rikthehem në vendin tim, për të kontribuar sado pak këtu” tha Gjoci.
“Për të rinjtë që dëshirojnë me ikë, nuk ka sen ma lehtë se me ba pare në Kosovë. Rrogat janë ngritë, unë ju kisha thanë të rinjve mos ikni se ka metoda e mënyra që në Kosovë me jetu mirë. Unë jetoj mirë dhe pagesa është shumë e mirë”.
“Nëse nesër më lind një djalë, ai ka me lindë milioner. Unë i kam dy fëmijë këtu, nuk kam qejf me i çu njëherë në Gjermani”.
“Nuk i lakmoj as Albin Kurtit, as deputetëve, as dikujt që jeton në Prishtinë. Unë i kam të gjitha këtu”, shprehet ai.
Për të ndjekur më shumë nga jeta dhe historia e tij, shikoni videon më poshtë: