Tronditet Turqia, rikthehet frika te banorët! Tërmeti me magnitudë 5.5 ballë goditi Adanasin

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Turqinë qendrore mëngjesin e sotëm, teksa kanë kaluar vetëm pesë muaj që kur më shumë se 50 mijë njerëz mbetën viktima të një katastrofë natyrore, e cila la gjithashtu më shumë se një milion njerëz të pastrehë.

Pesë muaj më parë Turqia u përball me një situatë jashtëzakonisht të vështira dhe të papërjetuar më parë. Në luftë me kohën për të shpëtuar jetë dhe nën presionin e dhimbjes për humbjen e mijëra jetëve të tjera, të rritur dhe fëmijë u bënë një me ekipet e shpëtimit nga e gjithë bota per të shpëtuar të mbijetuarit nën rrënoja.

Ndonëse ende nuk janë zhdukur të gjitha shenjat që la tërmeti famëkeq në Turqi dhe Siri, e ndonëse mijëra shtëpi janë ende duke u ndërtuar dhe zonat duke u rikonstruktuar, Stambolli duket se nuk po gjen qetësi.

Mëngjesin e sotëm Turqia qendrore është zgjuar nga tronditjet e një tërmeti të fuqishëm, me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter, në një thellësi prej 12 kilometrash me epiqendër Adanasin.

Në Turqi janë ende të hapura plagët e tërmetit shkatërrimtar të Shkurtit të këtij viti, i cili vrau pothuajse 60 mijë persona, në kufirin mes dy shteteve, Turqisë dhe Sirisë.

Presidenti i Turqisë ka premtuar rindërtim të shpejtë të shtëpive, por përpjekjet për rindërtim po vonojnë, aq sa në qytetin Adiyaman, njerëzit po shpëtojnë dhe rishesin pjesë të vjetra të ndërtesave.