A dini për “vjedhjen” më të madhe të makinave në botë me aktorë dy shtete?

Pse Koreja e Veriut i detyrohet Suedisë rreth 322 milion dollarë?

Siç shkruan NPR, Suedia, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve me këtë vend, dërgoi në Korenë e Veriut deri në 1000 modele Volvo në mesin e viteve 1970. Natyrisht, presidenti i atëhershëm i këtij vendi, Kim Il Sung, premtoi se paratë do të paguhen siç duhet.

Por më shumë se 50 vjet pasi makinat hynë në Korenë e Veriut, paratë janë ende “të zhdukura”. Suedia ende dërgon një faturë dy herë në vit, por ajo injorohet në Phenian.

Vlerësimet e qeverisë suedeze thonë se, të përshtatura për inflacionin, makinat kapin vlerën e 322 milionë dollarëve.