A do të jetë ky deputeti i parë në Kosovë që do të betohet mbi Kuran e Kushtetutë?

Abdullah Klinaku nga Lista Konvervatore, mund të jetë ndër të parët deputet (nëse arrin ta fitojë këtë post) që betohet në librin e shenjtë mysliman, Kuranin, dhe në Kushtetutë.

“Te ne është një paragjykim kur njerëzit betohen në libra të shenjtë. Por në një demokraci shumë më të zhvilluar njerëzit betohen në libra të shenjtë. Mendoj që duhet të ndërtohet një koncept që njerëzit të jenë shumë të lirë që betimin ta japin në libër të shenjtë për me mbrojtë vendin e vet dhe nderin”, tha Klinaku në emisionin DPT te Fidani.

Kur është pyetur nëse vet ai do ta japë betimin në Kuran dhe Kushtetutë, ai nuk e ka mohuar dhe ka thënë se mund ta bëjë atë.

“Kemi me provu me fut në Kushtetutë. Është pjesë e konceptit tonë ta fusim. Jemi vend që mbrojmë vlerat tona. Secili prej nesh do ta shfrytëzojë të drejtët prë t’u betuar në librin e shenjtë që beson dhe në Kushtetutë. Asgjë nuk bëjmë më shumë sesa vendet demokratike”, u shpreh Klinaku.

Lista Konservatore tashmë është në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate.

Klinaku, ka thënë mbrëmë se Lista Konservatore do të regjistrohet edhe si parti politike.