Këtë të enjte u inaugurua në Tiranë hapja e xhamisë së madhe të Namazgjasë, e cila do tu shërbejë myslimanëve, dhe përveç objekt kulti dhe adhurimi do të jetë multifunksionale, ku besimtarët do të gjejnë bilbioteka, dhoma studimi si dhe muze.
Të pranishëm në inaurgumin e xhamisë ishin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, përfaqësues të klerit fetar shqiptarë dhe turk.
Pas fjalëve të kryeministrit Rama, dhe presidentit Erdogan, kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, kryemyftiu Ali Erbash mbajti një lutje për të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në mbarë botën.
Gjatë këndimit të fjalëve të Kuranit, Erbash u lut dhe për shpirtrat e ushtarëve osmanë të cilët u vranë gjatë luftrave në Shqipëri, të cilët sipas tij ranë martirë për të sjellë Islamin në Shqipëri.
Për Tedi Blushin, sekretar i Përgjithshëm i PL-së, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, kjo deklaratë është provokuese. Ndërsa për kryetarin e “Lëvizja Bashkë”, Arlin Qori fjalët e klerikut janë problematike. Sipas deklaratës së tij, islami ka ardhur nëpërmejt dhunës në Shqipëri, gjë që nuk është e vërtetë.
Tedi Blushi: Provokuese për një komb, që figurën e cila do të jetojë edhe kur mos jemi ne ka Gjergj Kastriot Skënderbeun. Uroj që një lajthitje e një hoxhe të mos helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Osmanët nuk kanë lidhje me shtetin turk dhe janë gjëra të ndara. Uroj të jetë lajthitje e një hoxhe i cili nuk mund të helmojnë marrëdhëniet vëllazërore mes dy kombeve dhe nuk mund të zhbëjë figurën e Skënderbeut. Hapja e xhamisë është një ngjarje e madhe. Është një e drejtë e mohuar për vite me radhë për komunitetin mysliman.
Arlind Qori: Fjalët e klerikut nga Turqia janë problematike. Të jepet të kuptohet se islami në Shqipëri është përhapur nëpërmjet dhunës dhe nuk është e vërtetë. Proceset e konvertimeve fetare janë shumë komplekse, por nuk mund të jetë kurrë ky interpretim i konvertimit të dhunës. Një shtet që ka dinjitet, përcakton një protokoll, kush flet, çfarë flet, a është skandal diplomatik diçka që thuhet. Nuk mund të kalojë kjo gjë…