Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka theksuar se lufta nuk ka përfunduar pavarësisht marrëveshjes për pengjet me Hamasin.
“Lufta vazhdon. Ne do ta vazhdojmë këtë luftë derisa të përmbushen të gjitha objektivat tona, duke përfshirë kthimin e robërve tanë dhe eliminimin e Hamasit dhe sigurimin që një ditë pas Hamasit, Gaza të mos jetë nën kontrollin e asnjë pale që angazhohet në terrorizëm”, citohet të ketë thënë Netanyahu.
“Ne do të ofrojmë sigurinë dhe sigurinë e qytetarëve tanë si në veri ashtu edhe në jug. Ne po fitojmë dhe do të vazhdojmë luftën deri në fitore të plotë”, ka thënë më tej kryeministri izraelit.
Ai këmbënguli se ushtarët izraelitë do të jenë të sigurt gjatë pauzës katër-ditore të luftimeve për të cilën është rënë dakord në marrëveshje.
Gjatë një konference, Netanyahu kishte filluar duke thënë se që nga fillimi i luftës ai nuk ka reshtur së menduari për pengjet dhe familjet e tyre – dhe thotë se të gjithë do të kthehen në shtëpi.
“Marrëveshja katër-ditore e armëpushimit u arrit duke përdorur presionin masiv ushtarak të ushtruar mbi Hamasin dhe përpjekjet diplomatike të qeverisë izraelite. Marrëveshja do të përfshijë vizitën e Kryqit të Kuq për pengjet dhe sjelljen e ilaçeve për ta”, ka shtuar ai.
Netanyahu thotë se gjatë armëpushimit, IDF do të përgatitet për vazhdimin e luftës.
“Lufta vazhdon. Ne po fitojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë derisa të arrijmë fitoren absolute”, ka thënë kryeministri.