Përfundoi me sukses Simpoziumi i tretë i Diasporës Shqiptare në Amerikë me temë:
“A jane Shqiptaret pasardhës të Pellaszgeve?”
Qëllimi I këtij simpoziumi është që publiku Shqiptar të informohet mbi lashtësinë e populit Shqiptar dhe gjuhës Shqipe, për të rritur ndërgjegjen kombëtare, dhe dashurinë për atdheun tonë të shtrenjtë, Shqipërinë. Simpoziumi I tretë u zhvillua në kohën kur Historianët e huaj konkluduan se populli shqiptar është një nga popujt më të vjetër të Europës (Zbulimi I banesave palaphite në Lin), dhe se gjuha Shqipe është një nga gjuhët më të vjetra të Europës që akoma flitet (Revista Science). Historianët e huaj dhe Shqiptarë, duke përdorur metodën shkencore, kanë arritur në këto konkluzione prej kohësh. Edhe ky Simpozium arriti në disa përfundime që mbështesin edhe njëherë konkluzionet e mësiperme, por duke I zhvilluar ato më tej: 1. Ekziston vazhdimësia Pellasge-Ilire-Arbërore-Shqiptare. Pra, Shqiptarët jane pasardhës të Pellasgëve. 2. Gjuha Shqipe është Pellazgjishtja e folur mbi 8000 vjet më parë në Europë. 3. Me gjuhën Shqipe mund të deshifrohet shkrimi Mikenas Lineari B. 4. Qytetërimi Mikenas është Qytetërimi Pellazg. 5. Alfabeti I Cadmit është Alfabeti Pellazg. 6. Alfabeti Pellazg është baza e Alfabetit Grek, Latin, dhe Sllav. 7. Civilizimi Helen trashëgoi Gjuhën, kulturën, dhe mitologjinë e Civilizimit Pellazg. 8. Emri Ilir është emërtim I popullatës Pellazge nga Helenët dhe Romaket. Pra, Ilirët janë Pellazgët e lashtësinë. 9. Lufta e Trojës ishte luftë midis fiseve Pellasge. 10. Iliada dhe Odisea ishin Poema Epike të Traditës Gojore Pellasge. 11. Popullata Pellasge mund te jetë shumë më e vjetër se mijra vjecare, ndoshta më shumë se dhjetra mijra vjecare. 12. Emri Shqiptar është shumë më I vjetër se Mesjeta e kohës së Skënderbeut. 13. Emri Shqiptar është I lidhur me simbolin e Shqiponjës, një nga simbolet më të vjetra në historinë botërore. 14. Emrat Pellasg-Ilir-Arbër-Shqiptar janë të lidhur me Mitin e Krijimit. 15. Pellasgët, pra Ilirët ishin autoktone në tokat e tyre. I falenderojmë të gjithë studiuesit që morën pjesë si dhe ata që na ndoqën nëpërmjet linkut. Mirëutakofshim në aktivitete të tjera të Diasporës Shqiptare në ShBA. /Elis Buba usalbanianmediagroup.com
Ju lutemi ndiqni videon e mëposhtme, me një mori informacioni, argumentesh dhe burimesh shkencore, mbi të cilat është bërë një punë e lavdërueshme;