Dhe ndërsa të gjithë po pyesnin se si zëvendëspresidenti i Listes Serspska erdhi në Banjska me pajisje të plota ushtarake, një burrë vendosi se ishte më mirë të gënjejë hapur qytetarët e Serbisë duke pretenduar se “videoja është një mashtrim dhe se ai mund të shohë borë”. E kemi fjalën për ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq, shrkuan Nova.rs
Ministri Ivica Daçiq e kuptoi sot se ndonjëherë është më e zgjuar të heshtësh. Deklarata dhe pranimi i Milan Radoiçiqit se ai është përgjegjës për konfliktin e armatosur në Banjska bie plotësisht në kundërshtim me pretendimin e tij të dy ditëve më parë kur tha se gjithçka ishte një mashtrim.
Më pas pinjolli i Millosheviqit bëhet gazi i botës, ja si mundohet ta fsheh përfshirjen e Milan Radoiçiqit në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit: “Këtu po përpiqet të dëshmojë veten dhe të tregojë se Milan Radoiçiq apo Zvonko Veselinoviç janë ata që i kanë kryer këto veprime. Ata më së shumti do të donin ta kishin hasur Mojsiloviqin (shefi i ushtrisë serbe) sepse kanë nevojë për një lidhje me Beogradin, duan të thonë se dikush po e importon nga jashtë. Në anën tjetër thonë se Vuçiq është organizator, e në anën tjetër ne hoqëm dorë dhe gjithçka e bartëm në Kosovë”, ka deklaruar Daçiq, ndërsa duke komentuar videon në të cilën gjoja shihet Milan Radoiçiq ka thënë se “mund të shihni edhe borë” në video. “Ka pasur edhe borë, që do të thotë se nuk është regjistrim nga ajo ditë”, tha Daçiq.
Në fund Milan Radoiçiq ka pranuar se ditën në fjalë ka qenë në Banjska. Madje, ai ka deklaruar se ka organizuar gjithçka.
A do të mjaftojë e gjitha kjo që ministri Daçiq t’u kërkojë falje qytetarëve të Serbisë të cilët i ka gënjyer në transmetim të drejtpërdrejtë – nuk ka gjasa, por nuk është as e rëndësishme. Një pyetje shumë më e rëndësishme është se për çfarë tjetër ministri na gënjeu në të kaluarën kur mund ta bënte atë për diçka që është aq e dukshme sa është e qartë për të gjithë ata që e panë videon se nuk ka borë.