Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Bashkimi Evropian ka konfirmuar sot për Gazetën Express se masat ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi dhe se për këtë gjë kanë njoftuar Qeverinë më 28 qershor.
Abdixhiku ka shkruar se si mund te jetë fitore për Kosovën, kur janë vendosur gjithë ato masa, ku përfshihen pezullim fondesh, takimesh të nivelit të lartë e pezullim i MSA.
Ai ka thënë se Kosova s’ka qenë kurrë më keq ndërkombtarisht se sot, dhe se Serbia s’ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sot.
Kreu i LDK thotë se është koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit.
“Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani.
Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”, ka shkruar Abdixhiku. /Express/
Reagimi i plotë:
Pezullim i fondeve të BE-së;
Pezullim i MSA-së,
Pezullim i takimeve të nivelit të lartë,
Pezullim i vizitave bilaterale.
Sanksione Kosovës, avancim për Serbinë. Si qenka kjo fitore për ne? Teksa ne përjashtohemi nga programet ushtarake me NATO-n; Serbia vazhdon misionet paqeruajtëse me ta.
Teksa ne humbasim nga programi 7.5 miliardësh për zhvillim dixhital, shtetet e rajonit ecin me hapa të mëdhenj. Kam takuar në vazhdimësi biznese nga komuniteti i IT-së, punëdhënës të jashtëzakonshëm, me potencial dhe më të madh. Sot, humbasin ata dhe të rinjtë që do të punësonin në vazhdimësi
Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani.
Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit.