Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar emrat për deputetë që do të jenë në listën e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kësaj liste të Pejës i prinë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i pasuar nga deputeti Kujtim Shala, Famtir Asllani, Xhenet Syka, Albulena Mujaj Bajraktari, Sadri Berisha, Rexhep Kurtbogaj dhe Besa Gaxheri.
Abdixhiku ka thënë se njerëzit në Kosovë janë lodhur nga ndjenja e të braktisjes dhe se përgjigja më e mirë është thirrja e LDK-së për ndryshim.
“Thirrje për ndryshim të madh politik në vend! Thirrje për Rrugën e Re”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Entuziazëm, përbashkim, frymë!
Peja iu përgjigj ‘Turneut të Ndryshimit’ siç di më së miri!
Po qëndrojmë mes njerëzve tanë, këtu në Kosovë, në çdo qyret e çdo anë, për të shtruar dorën e bashkimit e thirrjen e ndryshimit! Po qëndrojmë me atyre që janë lodhur duke i pritur mundësitë e premtimet që nuk ju vijnë; mes atyre që janë shterur nga shpresa e udhëheqësve që flasin por s’japin asnjë rezultat. Njerëzit e Kosovës janë lodhur nga ndenja e braktisjes.
Kësaj lodhjeje të tyre, ne i përgjigjemi me një thirrje.
Thirrje për ndryshim! Thirrje për ndryshim të madh politik në vend! Thirrje për Rrugën e Re!
Bëhu Ndryshimi! – është slogani ynë.
Bëhu Ndryshimi! – është thirrja jonë!
Bëhu Ndryshimi! – është ftesa jonë!
Bëhu Ndryshimi – është ftesë, është thirrje, është kushtrim, për secilin në Kosovë!
Është thirrja jonë për prindërit e rinj, për mësuesit, punëtorët, mjekët, ndërmarrësit, bujqit, pensionistët e studentët. Për secilin nga ju që ndihet sot i lodhur nga pritja, i lodhur nga premtimi se ndryshimi do të ndodhë një ditë, që është lodhur nga zymtësia, nga ndarja e propaganda! BËHUNI NDRYSHIMI!
Për ndryshimin e madh, do t’i mbledhim dhe më të mirët tanë!
Prandaj, Kryetari aktial i Pejës, Gazmend Muhaxheri do të jetë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit!
Me të, në listë, do të jenë edhe:
Akademik Kujtim Shala
Fatmir Asllani
Xhenet Syka
Albulena Mujaj Bajraktari
Sadri Berisha
Rexhep Kurtbogaj
Besa Gaxherri
Me të tillë kandidatë, e të tjerë nëpër Kosovë, do t’i japim vendit listën më të fuqishme që ka patur ndonjëherë.