Aksident i rëndë në Kosovë! Makina përplaset me trenin, humb jetën një person! Raportohet për 3 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të Klinës në Kosovë, ku një tren është përplasur me një automjet.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

“Sot rreth orës 12:35 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ka goditur një veturë. Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes, gjersa tre të lënduarit tjerë janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencen e Spitalit Rajonal të Pejës”, njofton policia e Kosovës.