Aksident me vdekje në Vlorë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe në Vlorë. Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe u rrëzua. Aksidenti ndodhi rreth orës 03:15, në të gdhirë të ditës së sotme.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:15, në fshatin Babicë e Madhe, shtetasi F. R., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.