Aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza, policia jep detaje

Dy vajza kanë humbur jetën dje në një aksident trafiku në në aksin rrugor Domoroc- Hodonoc të komunës së Ranillugut. Dy viktimat janë Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, ndërsa motra e Arbnorës e cila mbeti e lënduar është duke u trajtuar në spital.

Policia sot ka njoftuar se pasagjerja që ishte me to në veturë është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

“Fsh. Hodanc,  Ranillug 14.03.2025 – 10:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve.  Si pasojë lëndime vdekjeprurës kanë pësuar dy viktima femra  kosovare (njëra drejtues e automjetit dhe tjetra pasagjere), ndërsa lëndime trupore ka pësuar një femër  kosovare pasagjere, e cila është duke trajtuar në spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar vozitësi mashkull  kosovar  dhe dërguar në mbajtje”, njoftoj policia në raportin 24 orësh.

Aksidenti dje fillimisht u raportua si vetaksident, por policia pasi ka këqyrur kamerat dhe mbledhjes së provave të tjera, tha se kishte qenë një aksident mes veturës dhe një kamioni, shoferi i të cilit është arrestuar.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.