Ministria e Punëve të Jashtme të Francës në një deklaratë të lëshuar sot i ka dënuar aksionin e së mërkurës që rezultoi me mbylljen e strukturave paralele në dhjetë komuna të vendit.
Franca e ka cilësuar këtë si veprim të njëanshëm duke potencuar se rrezikon heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës si dhe rrezikon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë, në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në fund, Franca bën thirrje për zbatim të obligimeve nga marrëveshje e Brukselit dhe ajo e Ohrit.
“Franca shpreh keqardhjen për mbylljen e njëanshme nga qeveria e Kosovës më 15 janar të një numri të madh të strukturave administrative serbe në Kosovë, vendim i cili do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës. Kjo rrezikon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut nën patronazhin e Bashkimit Evropian.
Ky veprim i njëanshëm rrezikon perspektivat e heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës. Franca bën thirrje për respektimin e angazhimeve të marra nga palët për të përparuar në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër”, thuhet në deklaratën e lëshuar sot nga MPJD e Francës.
#Kosovo | La France déplore la fermeture unilatérale par le gouvernement kosovar le 15 janvier un grand nombre de structures administratives serbes au Kosovo, décision qui affectera négativement la vie quotidienne de la population serbe du Kosovo.
— France Diplomatie 🇫🇷🇪🇺 (@francediplo) January 17, 2025
➡️ https://t.co/0n1oooEaNP pic.twitter.com/vDEFZ1IsVr
Gatë një operacioni policor të mërkurën janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore paralele.
Aksioni për mbylljen e komunave paralele është kryer në dhjetë komuna të vendit. Ai u kritikua nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe ambasadat tjera të akredituara në vend.