Akuzohen për terrorizëm, fillon seanca ndaj Ardian Gjurajt dhe tre të dyshuarve tjerë

Ka filluar seanca për caktimin e dënimit ndaj katër të akuzuarve në rastin e Ardian Gjuraj dhe tre të tjerëve për veprën penale për terrorizëm.

Prokurori i rastit ka kërkuar para trupit gjykues që te akuzuarit te marrin dënimin maksimal i cili është 15 vite.

Në dhjetor të 2023, Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpalli fajtor Ardijan Gjurajn, Ergim Sylën, Nehrudin Skenderin dhe Mentor Bellaqën, të cilët akuzoheshin për terrorizëm.

Shpallja u bë nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj

Sipas hetueseve të operacionit “Mjegulla” grupi i Gjurajt në krye me të po planifikonin një sulm terrorist në vitin 2021 ku janë kapur me nje arsenal armësh.