Alarmi i UNESCO-s për Butrintin, Baçe: Menaxhim i gabuar, nuk ka më zbatim ligji

Arkeologu, Apollon Baçe në një intervistë në Ora News foli për alarmin e UNESCO-s për Butrintin. Baçe u shpreh se menaxhimi i parkut të Butrintit është i gabuar dhe se synimi nuk është mirëmbajtja e tij por fitimi.

Baçe: Raporti i UNESCO-s është i gjatë se aty ka boll shkelje.

Duke filluar nga vetë ajo ideja e menaxhimit nga privati meqë me konventën e Parisit shteti është i detyruar të përgjigjet nuk është privati i detyruar.

Pastaj kanë filluar devijimet sa të duash, ku shkojnë e marrin një të pensionuar nga Peruja për kujdestar.

Mendimi i tyre nuk është mirëmbajtja e parkut por fitimi.

Sot ajo jep 2 milionë dollarë me një menaxhim të gabuar.

Unë nuk di edhe këto 2 milionët ku vejnë.

Të bën UNESCO një raport, e kërkon gjykata Kushtetuese dhe ti i thua nuk ka raport.

Këtu cikli i pandëshkueshmërisë është aq i plotë sa nuk ka më zbatim ligji.