Alarmon gjeneral Qehaja për situatën në veri: Shteti të aktivizojë planin B për barrikadat!

Njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, gjeneral Ramadan Qehaja, ka thënë se konflikti në veri të Kosovës, mund të merr përmasa më të mëdha.

Ai është shprehur pesimist se masat diplomatike vështirë se do të japin sukses në heqjen e barrikadave të vendosura nga serbët qe 13 ditë, përcjell Bota sot.

Ndaj, gjenerali ka kërkuar nga kreu shtetëtor që të aktivizojë planin B – atë të largimit fizik të barrikadave nga ana e institucioneve të Kosovës.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, Qehaja është shprehur i zhgënjyer me KFOR-in, që nuk është në gjendje të bëjë largimin e barrikadave. Ai nuk ka lënë ka kritikuar edhe ndërkombëtarët, duke thënë se po e “ledhatojnë” Serbinë, duke bërë lëshime ndaj saj.

Në fund, Qehaja ka theksuar se kërkesa e Serbisë për dërgimin e ushtarëve serbë në Kosovë, do të dështojë.

Reagimi i plotë i Qehajës:

Disa mendime/refleksione të shkurtëra lidhur me zhvillimet në veri:

Nuk është e vështirë të konstatohet se gjendja në atë pjesë të territorit tonë është tejet e acaruar dhe me rrezikshmëri të madhe, ngase ekziston mundësia që nga këto veprime siç janë barrikadat, eksplodimet etj. konflikti të merr përmasa më të mëdha. Në këtë situatë atje duhet provuar që të përdorën para së gjithash mjete politike-diplomatike duke qenë gjithnjë në gatishmëri në aspektin taktiko-operativ (në aspektin policor e ushtarak gjykoj) nëse diplomacia nuk jep rezulate në menjanimin e barrikadave dhe krijimin e kushteve për lëvizje të lirë. Megjithëse sipas indikacioneve masat diplomatike vështirë se do të kenë sukses. Prandaj, kreu shtetëror duhet ta ketë një afat të fundit deri kur këto veprime diplomatike do të “shterren’’ për të aktivizuar po e quaj Planin B – atë të largimit fizik të barrikadave nga ana e institucioneve të Kosovës. Sigurisht, për këtë duhet të bëhen plane deri në detaje (nëse nuk është bërë deri më tani) aq më parë që ky është territori i ynë dhe këtu nuk mund të ketë dilema. Vendosshmëria politike dhe ajo morale e forcave të sigurisë duhet të jetë në nivelin më të lartë. Është zhgënjyese që prania e KFOR nuk është në gjendje të bëjë largimin e barrikadave, diçka që ata në mënyrë konstante i referohen maksimës – sigurimi i një mjedisi të qetë dhe liria e lëvizje