Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thyer rekordin që ishte vendosur nga Presidentja Vjosa Osmani në zgjedhjet e vitit 2021, duke u bërë kështu më i votuari në historinë e Kosovës.
Nga votat e rregullta, votat e mërgatës nga përfaqësitë diplomatike dhe ato përmes postës, numërimi i të cilave po vazhdon akoma, Kurti ka marrë 325 mijë e 61 vota. Osmani në 2021’ën kishte marrë 300 mijë e 756 vota.
Nga votimi i rregullt, Kurti ka marrë 290 mijë e 862 vota.
10 mijë e 792 vota tjera i ka nga votimi i mërgatës nëpër përfaqësitë diplomatike, deri 23 mijë e 407 vota tjera i ka nga numërimi i 77 përqind e votave të mërgatës përmes postës. Për të përfunduar numërimi i këtyre votave janë edhe 42 kuti.