Aktorja e famshme, Angelina Jolie, në postimin e fundit, në rrjetet sociale ka përcjellë një mesazh edhe në gjuhën shqipe.
Libri i saj “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato” është publikuar edhe në shqip.
o vetëm kaq, në postimin e saj, Angelina ka përmendur edhe Shqipërinë e Kosovën.
“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, shkruan Jolie.
Postimi është shoqëruar edhe me hashtag-un #Njihnitëdrejtattuaja.