Këngët e vjetra të arbëreshëve të Zarës, të sjella nga Dina Bušić e Melita Ivković jehuan në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Dy muzikologet nga Zara e Kroacisë, Dina Bušić me origjinë arbëreshe dhe Melita Ivković, u kthyen në kohën e gjyshërve duke interpretuar këngë të veçanta nga albumi që e kanë mbledhur e kultivuar ndër vite.
“Ky koncert u mbajt në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, me qëllimin ndër të tjera të përforcimit të ndjenjës së identitetit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore”, shkruan Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët.