Mario Caliva, i cili njihet si shkrimtari që ia ka dedikuar karrierën e tij kulturës arbëreshe, në një intervistë për Ora News, ka folur për arbëreshët në Itali.
I pyetur nga gazetarja për profesionin e tij, Mario tregoi rëndësinë e pasionit përtej punës.
“Për mua shkrimi dhe puna për të mbajtur gjallë gjuhën tonë është një mënyrë për t’u përjekur për të dhënë një kontribut.
Fatkeqësisht afër Palermos, në Siçili kemi një rënie demografike, dhe rrjedhimisht më pak fëmijë flasin gjuhën shqipe.
Na duhet të përpiqemi dhe nëse është e vështirë të ndryshojmë trendin, dhe të vazhdojmë të rezistojmë siç kemi bërë për më shumë se 500 vjet.
Të mbahet gjallë një kulturë është një gjë shumë e rëndësishme. pra kur lind puna krijuese për të vazhduar një histori, arsyet janë më të thella dhe shkojnë përtej provimit masiv artistik me të cilin shoqëria jonë është e mbushur”, theksoi Mario Caliva.