Arkeologu francez: Të gjithë ne në Evropë kemi një përqindje dardane

Arkeologu francez, Christophe Goddard, i cili ishte pjesë e ekipit që zbuluan mbishkrimin e Perandorit Justinian, në Parkun Arkeologjik  në Ulpianë, ka thënë se shprehet i befasuar me nivelin dhe cilësinë e trashëgimisë arkeologjike në Kosovë.

Ai ka thënë se zbulimi në këtë lokalitet është bërë falë një pune të përbashkët.

“Të gjithë ne në Evropë duhet të kemi një përqindje dardane. Prandaj edhe Evropa bashkë me Bashkimin Evropian dhe ambasadën franceze është e interesuar që të vazhdojë këtë projekt”, thotë arkeologu francez, i cili është pjesë e ekipit që zbuloi mbishkrimin e qytetit Dardan të Justinianit, në kishën më të madhe paleokristiane, në Ulpianën e lashtë, e cila është vetëm 5 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës.

“Jam i befasuar nga niveli dhe cilësia e trashëgimisë arkeologjike të vendit. Arkeologët  kosovarë janë duke u punuar dhe trajnuar në të njëjtat shkolla që kemi ndjekur ne, andaj kemi arritur rezultate të mira. Dhe një arsye për të pas suksese është të kemi edhe një ambient të mirë institucional”, ka thënë ai.

Sa i përket zbulimit në Ulpianë ai tha se bëhet fjalë për një objekt kishtar i punuar më kërkesë të perandorit.