Arlind Qori, kryetar i Lëvizja Bashkë, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për protestën për rastin e policit Azbi Spahiu, që u hodh nga lartësia, ngjarje për të cilën nuk ka patur transparencë.
Qori tha se ngjarja u tentua të manipulohet nga qeveria dhe nga mediat e kapura. Ai gjithashtu sqaroi një incident në protstë, me Adriatik Lapajn.
“Lëvizja Bashkë ka thirrur protestë për të kërkuar të vërtetën dhe transparencë për rastin e hedhjes së policit dhe qytetarit Azbi Spahiu. Unë kam qenë figura e parë politike që kam reaguar dhe kam kërkuar transparence. Qeveria dhe media e kapur u përpoq të manipulojë ngjarjen ose të heshtë ngjarjen. Sot jemi mbledhur në protestë, kemi kërkuar barazi para ligjit, kemi kërkuar drejtësi, transparencë, llogari pse lajmi për protestën nuk është dhënë. Si ka mundësi që vetëm në këtë emision është folur kur ka qindra emisione? Një protestë e drejtuar ndaj atyre që kanë kapur shtetitn në këtë rast Samir Mane.
Që në fillim të protestës vjen një djalë trupmadh dhe bërtiste kush janë këta që organizojnë protesën, duke na sharë etj. I themi policisë ju lutem shoqërojeni, sepse po provokon. Më në fund policët e shtyjnë jashtë. Vijon protesta me thirrje dhe fjalime. Kishim rend të fjalimeve, unë e kisha rradhën i katërti. Gjatë fjalimit tim ishte afruar zoti Lapaj me disa mbështetës të tij. Kemi thënë çdo qytetar të shënojë emrin në listë dhe të flasë sa të dojë. Vjen zoti Lapaj dhe donte mikrofonin me dhunë. Redi Muçi i thotë ka rregullaa dhe rradhë, fol me rradhë, sepse do të flasë Qani Shino minator dhe pensionist. Nuk shkulej zotëria, bërtiste, provokim i padëgjuar. Edhe Flamur Noka duket xhentëllmen para kësaj. Të shkosh në protesën e një partie dhe të tentosh të marrësh fjalën me dhunë, nuk ka ndodhur 34 vite pluralizëm, që përfaqësues i një partie të vijë në tubimin e një partie tjetër dhe të marrë mikrofonin me dhunë.
Dyshoj se Samir Mane siç paguan Edi Ramën dhe Berishën, mund ta ketë paguar edhe zotërinë“, tha Qori.