Policia në Gjermani ka paralajmëruar që nëse hasin në katër burra në autostop, mos t’i marrin ata, pasi të njëjtit raportohet të kenë ikur nga një spital psikiatrik, shkruan RTL.
Të shtunën (17 gusht) rreth orës 21:00, katër burrat arritën të arratiseshin nga spitali i qarkut Lerchenhaid, është 27-vjeçari nga Kosova në mesin e tyre.
Sipas policisë, mësohet se ata kanë kërcënuar fillimisht një punonjës të klinikës.
“Të burgosurit më pas mundën të arratiseshin drejt Alburgut. Burrat janë 31, 27, 28 vjeç”, thanë zyrtarët policorë.
Sa të rrezikshëm janë katër burrat?
Dy nga burrat ishin në klinikë për drogë dhe dy për vjedhje, tha një zëdhënës i policisë.
U urdhërua një tërheqje për të katërt. Policia ju kërkon të mos merrni autostop dhe të mos u afroheni atyre.
Zeqir Beqiri është 27-vjeçari nga Kosova i cili raportohet të jetë arratisur nga ky spital.
/Reporteri.net/
Zeqir Beqiri / Foto nga policia gjermane