Forcat rebele kanë rrëzuar presidentin sirian Bashar al-Assad dhe kanë shpallur fitoren pasi kanë çliruar kryeqytetin Damaskun.
Regjimi i Bashar al-Assad, i cili zgjati për 24 vjet, u përmbys në vetëm dhjetë ditë .
Bashar al-Assad njëherë priti Patriarkun Irinej, kreun e Kishës Ortodokse Serbe, të cilit gjatë takimit, Assad theksoi se si Siria ashtu edhe Serbia iu nënshtruan përpjekjeve të ndërhyrjes së jashtme për të shkatërruar sovranitetin.
Me atë rast ai theksoi se njerëzit e vendeve tona, përkundër ndikimeve, i kundërvihen agresorëve.
Marrëdhënie të forta mes popullit të Sirisë dhe Serbisë
Presidenti Assad theksoi se ajo ndaj të cilës janë të ekspozuara Siria dhe Serbia, për sa i përket përpjekjeve të ndërhyrjes së huaj për të minuar sovranitetin e tyre dhe për të dëmtuar strukturën e tyre shoqërore, si dhe stabilitetin e popujve të të dy vendeve përballë këtyre përpjekjeve, është krijuar baza solide për ndërtimin e një dialogu dhe bashkëpunimi të fortë që do të ishte baza për një marrëdhënie afatgjatë në shërbim të interesave të të dy popujve.
Patriarku Irinej shprehu besimin se Siria do të jetë në gjendje të kapërcejë kushtet e vështira në të cilat u gjend dhe se do të rifitojë “rolin historik të shtetit, i cili është bartës i stabilitetit, paqes dhe dashurisë në rajon”.
Patriarku vlerësoi lart qëndrimet parimore dhe të forta të Presidentit Asad në mbështetje të Serbisë për Kosovën.