At Nikolla Xhufka: Nuk do pranohet asnjë klerik i Serbisë në kishën tonë

Vrasja e policit në Veri të Kosovës ka pasuar një sërë ngjarjesh dhe reagimesh, jo vetëm të politikës por edhe të besimeve fetare. Të gjitha këto kanë ardhur kryesisht për faktin se sulmi u zhvillua në një objekt fetar sikurse ishte edhe manastiri i Banjskës

At Nikolla Xhufka, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se asnjë klerik serbë nuk do të lejohet të futet në kishë.

Më tej ai shtoi se besimtarët dhe nëse janë serbë, lejohen të futen brenda kishës.

“Kisha jonë është në qendër të kalasë së Elbasanit dhe vijnë shumë turistë. Asnjë klerikë serbë nuk do të lejohet të futet në kishë. Besimtarët kushdo që të jetë do të futet në kishës”-tha ai.