Atdhetari Din Hoxha i palodhur për çlirimin e atdheut

Atdhetari Din Hoxha (1892-1961)

Atdhetari Abedin Selman Braha, i cili në popull njihej si Din Hoxha, u lind në fshatin e Kaçanikut të vjetër në vitin 1892.

Në malet e Zhegovcit më 15 gusht të vitit 1945 bëhet riorganizimi i Shtabit Suprem të Ushtrisë Shqiptare (SHSUSH), ku, në këtë riorganizim atdhetari Hysen Tërpeza zgjedhet komandant i Shtabit Suprem, ndërsa anëtarë u zgjodhën Adem Gllavica, Qazim Llugaxhia, prof. Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi e të tjerë. Në Këtë Shtab u formuan pesë batalione me Komandantë: Abedin Selman Braha, i cili në popull ishte i njohur si Din Hoxha nga Kaçaniku i vjetër, Hasan Kabashin nga Vitia, kapiten Bajrush Xhakli nga Kishnapola, Rexhep Okllapi nga Okllapi i Lypjanit, dhe Shaban Haliti nga fshati Dramjak i Ferizajt.

Atdhetari Abedin Selman Braha- Din Hoxha mbas vitit 1944, ai mbeti në arrati në krye të një grupi të fuqishëm të armatosur. Abedin Braha- Din Hoxha në mbledhjen e krerëve, të mbajtur në malin e Vërbanit (komunës së Vitisë), ai u zgjodh zëvendëskomandant i Lëvizjes për rrethin e Gjilanit, Kaçanikut, Nerodimes dhe Shkupit.

Kur grupi u kap nga OZNA në vitin 1947, Abedin Selman Braha-Din Hoxha, u gjykua në grupin e bashkëluftëtarëve të Ajet Gërgurit, Gjon Sereçit, Osman Bunjakut, Ukë Sadik Ramës e shumë të tjerë, ai u dënua me 12-të vjet burg të rënd, ai ndërroi jetë në vitin 1961, në fshatin e tij të lindjes, në Kaçanikun e Vjetër.

Din Hoxha, mbetet i paharruar në kujtzesën e popullit, pushoft i qetë në Parajsë në dritën e pashterrëshme në amshim..

Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit Din Hoxhës!…