Avokati Arianit Koci shkon në Serbi, thotë se e ka gjetur vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit

Avokati Arianit Koci, ka thënë se ka arritur ta gjejë vendin ku po mbahet trupi i cili dyshohet të jetë kosovari, Faton Hajrizi, i cili u vra nga policia serbe.

Ai ka thënë se ka shkuar në Serbi dhe kanë filluar procedurat për tërheqjen e trupit.

“Më shumë nuk mund të ndaj informata me publikun. Po, kam arritur në Serbi. Tash po vazhdoj me aktivitete në realizimin e misionit tim” – ka thënë ai, raporton Klan Kosova.

Kujtojmë se Faton Hajrizi, ishte arratisur nga burgu në Kosovë.

Ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër gjatë ikjes nëpër Serbi.

Hajrizi pas rastit u vra nga forcat policiore serbe.