Avokati Besnik Berisha, i ftuar në Pressing në T7, ka folur për rastin e tmerrshëm që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku u vra Liridona Musliu, gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit, Behgjet Pacolli dhe hetimet për të zbardhur këtë krim të rëndë.
Berisha tha se mundësia e orkestrimit të vrasjes së Liridona Murselit është minimale.
Ai ka thënë se kur kanë kaluar 24 orë më së paku ka besueshmëri ajo që “vrasja ishte e inskenuar”.
”Çfarë po mund të përjashtohet ose që ka besueshmëri më të vogël është inskenimi i vrasjes, deri më tani. Inskenimi i vrasjes është në kufij të minimales, për mos me thënë inekzistent, për shkak të provave dhe veprimeve që janë ndërmarrë”, ka thënë ai.